Komuna nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane

by engel

Komuna e Prishtinës ka zyrtarizuar një bashkëpunim të ri strategjik me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, me synimin për të promovuar diplomacinë ndërfetare, zhvillimin e qëndrueshëm dhe fuqizimin e të rinjve përmes edukimit dhe përfshirjes ndërkombëtare.

Të mërkurën, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti një delegacion të nivelit të lartë nga Kryegjyshata në kryeqytet, duke kulmuar me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, i cili përfshin një sërë nismash me ndikim rajonal dhe evropian.

banner

Delegacioni mysafir përbëhej nga Hirësia e Tij Edmond Brahimaj – Kryegjyshi Botëror, znj. Ana Abdi – përfaqësuese e autorizuar pranë institucioneve të BE-së, si dhe z. Arben Sulejmani – drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë.

Memorandumi parasheh:

  • Organizimin e Forumit Vjetor Ndërkombëtar për Diplomaci Kulturore dhe Ndërfetare, me pjesëmarrje nga 33 shtete;
  • Bursa dhe trajnime për të rinjtë e Prishtinës në fushën e diplomacisë ndërkombëtare;
  • Rotacion të baraspeshuar të forumit ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, duke e përfshirë kryeqytetin kosovar si bashkëorganizator të rregullt;
  • Promovimin e turizmit ndërfetar dhe politikave të qëndrueshme të strehimit, në përputhje me agjendat evropiane për zhvillim të qëndrueshëm.

Kjo marrëveshje po konsiderohet si një hap i rëndësishëm në vendosjen e Prishtinës si një qendër të dialogut kulturor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy