Parlamenti iranian voton pezullimin e bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së

by Nexhat

Parlamenti iranian ka votuar për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, sipas raportimeve në median shtetërore, Neuronews, raporton Reuters.

Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka thënë se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) refuzoi të dënojë sulmet izraelite dhe amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit duke vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj ndërkombëtare.

banner

Ghalibaf ka thënë se autoritetet bërthamore të Iranit “do të pezullojnë bashkëpunimin e tyre me IAEA-n derisa të garantohet siguria e objekteve bërthamore”.

Ai gjithashtu ka thënë se “programi bërthamor paqësor i Iranit do të ecë përpara me një ritëm më të shpejtë”.

Teksa votimi është simbolik, masa duhet të miratohet nga figura të larta brenda qeverisë iraniane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy