“Nga 0 në 325.9 euro në muaj”: Ministri në detyrë Hekuran Murati njofton për ekzekutimin e pagesave për lehonat

by engel

Ministri në detyrë për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se janë ekzekutuar pagesat me rritje për gratë lehona, duke theksuar rëndësinë që kjo qeveri i ka kushtuar mbështetjes së familjes dhe nënave të reja.

Përmes një postimi në Facebook, Murati bëri të ditur se pagesat mujore për këtë kategori janë rritur në 325.9 euro, nga 170 euro sa ishin deri muajin e kaluar.

banner

Ai gjithashtu kujtoi se para se Lëvizja Vetëvendosje të vinte në pushtet, gratë lehona nuk përfitonin asnjë ndihmë nga shteti.

“Kur e mendon që deri para 4 viteve mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë 0, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara,” shkroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy