“Spanja do të paguajë dyfish”, Sanchez ia kthen Trumpit: Mbrojtja dhe tregtia janë çështje të ndara

by Nexhat

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se është i kënaqur me rezultatet e samitit të NATO-s në Hagë, të cilin e përshkroi si të vështirë, por të ekuilibruar.

E duke qenë se Spanja ishte vendi i vetëm që refuzoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes në 5% të kërkuar nga presidenti amerikan Trump, dhe të rënë dakord në samitin e mbajtur në Hagë, ai u pyet për kërcënimin e Trump, i cili tha se Spanja do të “paguajë dyfish” nëse nuk nënshkruan objektivin e ri. Lidhur me këtë, sipas The Guardian, Sanchez u përgjigj duke thënë se mbrojtja dhe tregtia janë çështje të ndara.

banner

Bëhet e ditur se ai tutje ka shtuar se Spanja ka një deficit tregtar me SHBA-në dhe gjithashtu ka rikujtuar se politika tregtare e Bashkimit Evropian drejtohet nga Brukseli, jo nga vendet individuale.

Sanchez poashtu ka bërë thirrje që të përmirësohet rrjedha e ndihmave humanitare drejt Gazës, dhe ka kërkuar veprime ndaj sumeve izraelite në Gaza, duke thënë se po vendoset një standard i dyfishtë nëse ndëshkohet Moska, e Izraeli jo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy