Rekord pjesëmarrjeje në Budapest Pride – Mbi 200 mijë persona sfidojnë ndalimin e Orbanit

by engel

Budapesti u kthye këtë fundjavë në simbolin e qëndresës qytetare dhe lirisë, teksa rreth 200,000 persona morën pjesë në Paradën e Krenarisë, duke sfiduar ndalimin zyrtar të vendosur nga qeveria e kryeministrit nacionalist Viktor Orbán.

Organizatorët e Budapest Pride raportuan një pjesëmarrje të paprecedentë, ndërsa kryetarja e ngjarjes, Viktoria Radvanyi, u shpreh: “Është e vështirë të vlerësojmë saktë, por nuk ka pasur kurrë kaq shumë njerëz në këtë paradë.”

banner

Pjesëmarrja masive u përshëndet edhe nga kryetari i Bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony, i cili me ironi komentoi në Facebook: “Faleminderit, Viktor Orbán, për promovimin e një shoqërie më tolerante.”

Ngjarja tërhoqi mijëra aktivistë e qytetarë nga mbarë Evropa. Në mesin e tyre ishin edhe eurodeputete të njohura si Iratxe García Perez, Valérie Hayer, Terry Reintke dhe Manon Aubry, të cilat përmes një konference të përbashkët për shtyp shprehën solidaritet me komunitetin LGBTQIA+ dhe kritikuan ashpër autoritetet hungareze për shtypjen e zërave opozitarë dhe qytetarëve.

“Ne jemi këtu për të mbrojtur jo vetëm të drejtat e komunitetit LGBTQIA+, por edhe dinjitetin e popullit hungarez. Koha është që institucionet evropiane të reagojnë me më shumë guxim,” deklaroi García Perez.

Atmosfera e paradës ishte festive, e mbushur me flamuj ylberi dhe pankarta ironizuese ndaj kryeministrit Orbán, i cili ka ndaluar me ligj zhvillimin e këtij marshimi.

Në krahun tjetër, protestues të ekstremit të djathtë u përpoqën të pengonin eventin, duke bllokuar Urën Szabadsag – një nga ndalesat kryesore të paradës.

Pavarësisht tensioneve dhe përpjekjeve për t’u penguar, parada e këtij viti në Budapest u përjetua si një fitore e guximit qytetar dhe një thirrje e qartë për respektim të të drejtave themelore në zemër të Evropës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy