Kryeministri Edi Rama njoftoi se sot ka hyrë në fuqi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se kjo marrëveshje do të sjellë një lehtësi të ndjeshme për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet, duke u garantuar njohjen e plotë të viteve të punës për efekt pensioni
“Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut. Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre”, shkruan Rama