“Kërcënimi ndaj njërës është kërcënim ndaj tjetrës”: Britania dhe Gjermania drejt një traktati të ri mbrojtjeje

by Nexhat

Britania e Madhe dhe Gjermania po përgatiten të nënshkruajnë një traktat të gjerë që përfshin një klauzolë ndihme të ndërsjellë në rast kërcënimi ndaj njërës nga vendet, sipas pesë burimeve të njohura me procesin, raporton Politico,

Bazat për këtë marrëveshje janë hedhur që nga vera e kaluar me një deklaratë të përbashkët të kryeministrit britanik Keir Starmer dhe ish-kancelarit gjerman Olaf Scholz, ndërsa dy zyrtarë nga Londra kanë thënë se teksti për traktatin është pothuajse i përfunduar.

banner

Raportohet se nënshkrimi për marrëveshje pritet të beht më 17 korrik, para se parlamentet të hyjnë në pushimin veror.

Në detaje tjera, thuhet se kapitujt kyç të traktatit përfshijnë një pjesë të posaçme për mbrojtjen, e cila ndërtohet mbi Marrëveshjen Trinity House të nënshkruar vitin e kaluar, ku përcaktohet se çdo kërcënim strategjik ndaj njërës palë do të konsiderohet kërcënim edhe për tjetrën.

Politico shkruan, një gjë e tillë do t’i siguronte Gjermanisë një klauzolë ndihme të ndërsjellë me të dy fuqitë bërthamore të Europës, në përputhje me dëshirën e kancelarit gjerman Friedrich Merz për të forcuar aftësitë e kontinentit, në mënyrë të pavarur nga Shtetet e Bashkuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy