Rusia thotë se do të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa të arrijë objektivat e saj

by Nexhat

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë luftën kundër Ukrainës, pasi nuk është në gjendje të arrijë objektivat e saj përmes mjeteve diplomatike.

“Ne jemi të interesuar t’i arrijmë qëllimet tona gjatë operacionit special ushtarak dhe do të ishte e preferueshme ta bënim këtë përmes mjeteve politike dhe diplomatike,” ka thënë Peskov, sipas AFP-së. Por, bëhet e ditur se ai tutje ka shtuar se “derisa një gjë e tillë të mos jetë e mundur, ne do të vazhdojmë operacionin special”.

banner

Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes poashtu ka njoftuar se Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer një tjetër grup të të burgosurve të luftës të premten, në bazë të marrëveshjes së arritur gjatë raundit më të fundit të bisedimeve në Stamboll muajin e kaluar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy