Interi e njofton Galatasarayn për çmimin e Calhanoglus, gjejnë zëvendësuesin e turkut

by Nexhat

Interi ka nisur kërkimin për një zëvendësues të mundshëm të Hakan Calhanoglu, pasi e ardhmja e mesfushorit turk duket gjithnjë e më larg Milanos.

Lajmi është raportuar nga gazeta prestigjioze italiane Corriere dello Sport.

banner

Skuadra zikaltër është e gatshme të dëgjojë oferta për 31-vjeçarin dhe kërkon një shumë që varion mes 30 dhe 35 milionë eurosh për kartonin e tij.

Galatasaray ka shfaqur interes konkret për Calhanoglun dhe ka nisur kontaktet e para me Interin për një marrëveshje të mundshme gjatë kësaj vere.

Nëse ndodh largimi i Calhanoglus, drejtuesit e Interit kanë identifikuar si objektiv mesfushorin kolumbian Richard Rios, që aktivizohet te Palmeiras.

Rios ka tërhequr vëmendjen e skautëve zikaltër pas paraqitjeve mbresëlënëse që dha në Kupën e Botës për Klube 2025

Mesfushori 24-vjeçar është i hapur për një aventurë në Evropë dhe Palmeiras mund të jetë i gatshëm ta shesë nëse mbërrin oferta e duhur.

Megjithatë, Interi do të përballet me konkurrencë nga disa klube të tjera evropiane që gjithashtu janë në garë për nënshkrimin e Rios.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy