Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë (VIDEO)

by Nexhat

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni të Veriut sot gjatë ditës ka raportuar për shpërthimin e zjarrit në një pjesë të rrugës që të shpie për pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga Bllaca për në pikën kufitare.

Në njoftimin e lëshuar para disa orëve thuhet se në aksion për të ndalë flakët morën edhe një helicopter.

banner

“Helikopteri aktualisht është aktiv në terren dhe merr pjesë në shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu mbi rrugën kryesore Shkup – Pikë Kalimi Kufitar Bllacë”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.

Sipas një videoje të publikuar nga Indeksonline, zjarri në këtë zonë shihet se është duke vazhduar edhe në orët e vona sonte.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, por deri tani nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për rastin në fjalë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy