GJAKOVË/ Foshnja vdiq gjatë lindjes, Prokuroria: Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme

by Nexhat

Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se në Gjakovë një foshnjë ka vdekur gjatë procesit të lindjes.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 06.07.2025 – 12:30. Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.”

banner

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes” dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se është inicuar rast i hetimit të vdekjes. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy