Kryemadhi për 240 mijë $ shpenzime në Las Vegas: Jo të gjitha të miat, të gjobitem nëse s’i kam deklaruar

by Nexhat

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi sot pas paraqitjes në SPAK se shpenzimet e përfolura prej 240 mijë dollarësh nuk janë të gjitha të sajat, por përfshijnë edhe pagesa të tjera nga karta e kushëririt të saj, Adrian Shatku.

Kam qenë edhe në Beverly Hills, Santa Monika, Las Vegas, me kushëririn tim Adrian Shatku, me tre fëmijët e mi, me kushërirën Bebe Rexha dhe disa mikesha të mia me fëmijët e tyre pranë“, u shpreh Kryemadhi.

banner

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për një udhëtim në vitin 2015 për 10-vjetorin e vajzës së saj dhe jo për shpenzime të kryera gjatë tre viteve siç pretendon SPAK.

240 mijë dollarë është gjithë karta e Zotit Adrian Shatku, që është me hotele, bileta avioni, dreka, darka e akullore. Secili ka shpenzimet e veta“, tha Kryemadhi, duke shtuar se i ka kërkuar bankës amerikane faturat vetëm për shpenzimet që i përkasin asaj.

E pyetur për mundësinë e një ndëshkimi, Kryemadhi u shpreh: “Edhe nëse s’kam deklaruar, është një vepër e parashkruar. Ose dhe po të mos jetë, duhet të më gjobisë ILDKP-ja për atë shpenzim që është.”

Ish-kryetarja e LSI-së kritikoi edhe ish-bashkëshortin Ilir Meta për qëndrimin e tij ndaj këtij rasti, duke thënë: “Më vjen keq që babai i fëmijëve të mi vazhdon dhe ripërsërit deklaratat e Altin Dumanit e të tjerëve.”

Në fund, Kryemadhi doli në mbrojtje të kushëririt të saj Shatku: “Shatku s’ka të bëjë me buxhetin e shtetit, me tendera apo përfitime nga qeveria shqiptare. Ai është kompani amerikane që punon në 56 vende të botës.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy