KEDS thotë se erërat forta që kanë përfshirë vendin po i lënë pa rrymë konsumatorët në disa rajone

by Nexhat

Në njoftimin e KEDS thuhet se ekipet e tyre ndodhen nëpër terren ku po përpiqen për të kthyer në normalitet furnzimin.

“Për shkak të erërave të forta që përfshinë një pjesë të vendit tonë nga mëngjesi i sotëm e që po vazhdojnë akoma, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike” thotë KEDS.

banner

Sipas tyre, rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica dhe një pjesë e Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër lokalitetet e prekura të këtyre rajone ku, përveçse po përkujdesen për sigurinë e sistemit, po punojnë vazhdimisht që ta kthejnë gjendjen në normalitet me furnizim me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar”, theksohet më tej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy