“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamje nga Thethi

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar këtë të hënë pamjet nga aksioni i IKMT në Theth për prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Rama e quan kriminel autorin e ndërtimit të shtëpizave në Theth, i cili ka betonizuar zonën për të ndërtuar “fshatin e tij turistik”.

banner

Më pas kreu i qeverisë i drejtohet prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, duke pyetur se “çfarë borxhi i kanë Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth?”.

“Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit🤮🤮🤮

Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?”, ka shkruar Rama në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy