Franca dhe Mbretëria e Bashkuar drejt një kapitulli të ri: Macron pritet nga Princi William dhe Catherine në Londër

by Nexhat

Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur një vizitë shtetërore tre-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, me synimin për të forcuar marrëdhëniet me Mbretin Charles III dhe kryeministrin Keir Starmer, me bisedime që pritet të përqendrohen në Ukrainën, mbrojtjen dhe frenimin e migracionit përmes Kanalit të La Manshit.

Sipas France24, Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, janë pritur në një bazë ajrore në veriperëndim të Londrës nga Princi i kurorës William dhe bashkëshortja e tij, Catherine, Princesha e Uellsit.

banner

Në një postim në platformën X, Macron e e ka cilësuar vizitën si një “moment të rëndësishëm për dy kombet tona”.

“Së bashku, do të adresojmë sfidat madhore të kohës sonë: sigurinë, mbrojtjen, energjinë bërthamore, hapësirën, inovacionin, inteligjencën artificiale, migracionin dhe kulturën,” ka shkruar Macron, duke premtuar se do të ketë “thellim bashkëpunimi në mënyrë konkrete, efektive dhe të qëndrueshme”.

Kujtojmë se, kjo është vizita e parë shtetërore nga një udhëheqës i Bashkimit Evropian në Mbretërinë e Bashkuar që prej largimit të saj nga BE në vitin 2020, dhe e para nga një president francez që prej vizitës së Nicolas Sarkozy në vitin 2008

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy