Tragjedi në Itali: Një burrë vrapon drejt aeroplanit që po nisej, vdes pasi thithet nga motori

by Nexhat

Një burrë ka vdekur në aeroportin e Bergamos – Orio al Serio në Itali, pasi është thithur nga motori i një aeroplani që në atë moment po përgatitej për ngritje, raporton Corriere della Sera.

Ai thuhet se hyri me forcë në pistë duke vrapuar drejt aeroplanit që ishte në fazën e lëvizjes drejt nisjes.

banner

Sipas asaj që raportojnë mediat italine, burri kishte nisur veprimet e tij jashtë aeroportit. Ai e ka braktisur makinën dhe ka nisur të vrapojë drejt brendësisë së aeroportit. Pasi ka kaluar zonën e mbërritjeve – që ndodhet në katin përdhe – ka hapur një derë sigurie që çon direkt në zonën e parkimit të avionëve. Mendohet të jetë një burrë rreth 35 vjeç.

Avioni i përfshirë është një Airbus A319 i kompanisë Volotea, me destinacion aeroportin e Asturias në Santiago del Monte të Spanjës. Avioni ishte duke përfunduar të ashtuquajturën manovër “pushback”, domethënë lëvizjen për t’u larguar nga vendqëndrimi.

Fluturimet në një nga aeroportet më të ngarkuara të Italisë u pezulluan nga ora 10:20 deri rreth orës 12, siç konfirmon Sacbo – kompania që menaxhon aeroportin – në një komunikatë. Kompania flet për një “incident të ndodhur në pistën e rrotullimit, shkaqet e të cilit janë ende nën hetim nga forcat e rendit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy