Këta janë tre nga pesë policët e arrestuar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

by Nexhat

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës u paraqitën sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan. Ata dyshohet se e kanë vrarë “nga pakujdesia” një 27-vjeçar më 7 korrik pas mesnate në qendër të qytetit.

Emrat e të arrestuarve janë Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të stacionin në Lipjan, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në stacionin policor Ferizaj.

banner

Gjyqtari i procedurës paraprake pritet të vendosë për kërkesën e Prokurorit të Shtetit, nëse do t’i çojë në paraburgim zyrtarët policorë, apo do t’ua caktojë një masë alternative.

Në seancë, nuk u lejua të merrte pjesë avokati i familjes e as mediat.

Fotografitë e disa prej policëve të prangosur tashmë janë publikuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy