Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka njoftuar se sot e premte, më 11 korrik 2025, duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), do të mbahet greva e paralajmëruar.
Sipas njoftimit të lëshuar për media nga FSPTSPK, sot do të zhvillohet takimi përmbyllës mes Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, për të finalizuar procesin në fjalë.
“Ju thërrasim që të premten, më 11.07.2025, duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së, të fillojë greva e paralajmëruar,” thuhet në njoftim.
FSPTSPK ka shprehur shqetësimin se aktorët kryesorë po vonojnë nënshkrimin e kontratës për interesa individuale, duke theksuar se ky proces mund të përfundonte brenda tre ditëve me angazhim të përbashkët.