Vdekja e Agon Zejnullahut: Vdekja vagale që mund të ndodhë brenda pak sekondash për shkak të shtypjes së një nervi jetik në trupin e njeriut

by engel

Shkruan: Rushit Rimanishta

Ngjarja tragjike që ndodhi në Lipjan, ku humbi jetën i riu Agon Zejnullahu pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, ka ngritur një shqetësim të thellë në opinionin publik dhe po kërkon trajtim urgjent dhe të ndershëm nga institucionet dhe shoqëria.

banner

Në mesin e shumë dyshimeve që rrethojnë vdekjen e tij, është thelbësore të flasim për një fenomen pak të njohur por tejet të rëndësishëm në raste të tilla: vdekja vagale – një gjendje fatale që mund të ndodhë brenda pak sekondash për shkak të shtypjes së një nervi jetik në trupin e njeriut.

Çfarë është nervi vagal dhe pse është kaq i rrezikshëm shtypja e tij?

Nervi vagal (nervi vagus) është një prej nervave më të rëndësishëm të trupit të njeriut, i cili kontrollon funksione vitale si:
Frekuencën e zemrës
Frymëmarrjen
Shtypjen e gjakut

Shtypja e këtij nervi, posaçërisht në zonën e qafës ku kalon shumë afër sipërfaqes, mund të shkaktojë një reagim të menjëhershëm:
Ulje dramatike të rrahjeve të zemrës (bradykardi)
Humbje të vetëdijes në sekonda
Vështirësi në frymëmarrje
Arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme

Ky është një refleks i fuqishëm dhe i rrezikshëm, që ndalet automatikisht funksionin e zemrës, edhe në persona të shëndetshëm, e aq më tepër te ata që mund të jenë në gjendje të rënduar shëndetësore apo nën ndikimin e substancave.

Vdekja që nuk lë gjurmë

Dallimi midis vdekjes nga asfiksia (ngulfatja) dhe vdekjes vagale është thelbësor.

Ngulfatja ndodh për shkak të mungesës së oksigjenit dhe zgjat disa minuta

Vdekja vagale ndodh nga shtypja e nervit vagus dhe mund të ndodhë për pak sekonda, shpesh pa lënë shenja të dukshme fizike si trauma apo hematoma

Prandaj, vdekja vagale shpesh regjistrohet gabimisht si vdekje natyrale, infarkt apo arrest kardiak, sidomos kur mungojnë dëshmitarët apo incizimet video dhe kur autopsia nuk fokusohet posaçërisht në këtë mundësi.

Pse është kjo e rëndësishme për rastin e Agon Zejnullahut?

Nëse ka pasur ndonjë formë të shtypjes në pjesën e qafës apo gjoksit gjatë ndërhyrjes policore, ekziston rreziku real që Agoni të ketë vdekur nga refleksi vagal – një ndalim i menjëhershëm i funksioneve jetësore që nuk lë pas gjurmë të qarta, por që vret brenda sekondash.

Prandaj, kërkohet një hetim i thelluar, profesional dhe i pavarur, ku të mos anashkalohet asnjë pistë, sidomos kjo që lidhet me reagimin vagal.

Ky rast tragjik duhet të shërbejë jo vetëm për zbardhjen e vdekjes së Agonit, por edhe për sensibilizimin e shoqërisë dhe forcave të rendit, se çdo presion në zonën e qafës, qoftë edhe për pak sekonda, mund të marrë jetë njerëzish.

Kjo është arsyeja pse në shumë vende demokratike dhe në sportet luftarake moderne, ndalohet rreptësisht çdo formë e kapjes, shtrëngimit apo presionit në pjesën e qafës.

Agoni nuk duhet të jetë një statistikë tjetër. Ai duhet të jetë një thirrje për drejtësi, dinjitet dhe përgjegjësi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy