Familja e Liridona Ademajt e mirëpret konstatimin mjekësor se Naim Murseli s’ka “çrregullime mendore”, kërkon “drejtësi të shpejtë”

by Nexhat

Familja e Liridona Ademjat e mirëpret raportin e Forenzikës që Naim Murseli s’ka “çrregullim mendon”, kërkon “drejtësi të shpejtë”

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, i cili konstatoi se ai “nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore”.

banner

Këtë raport e ka mirëpritur familja e të ndjerës, Liridona Ademaj, e cila tash po kërkon përfundim më të shpejtë të procesit gjyqësor dhe vënie të drejtësisë.

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani. Ne duam drejtësi të shpejtë. profesionale, pa gabime dhe vendosmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite”, ka thënë vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.

Seanca e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt do të mbahet të hënën më 14 korrik në ora 09:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy