Tensionet në Theth, reagon Arqipeshkvia e Shkodrës

by Nexhat

Në lidhje me tensionet e krijuara në zonën e Thethit, pas aksionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve të ngritura pa leje, Arqipeshkvia Shkodër-Pult ka reaguar me një deklaratë publike.

Arqipeshkvia shpreh shqetësimin e saj, në veçanti për përplasjet mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore, ku ditën e sotme eskaluan deri në hedhjen e molotvëve dhe drejtimin e armëve nga ana e policisë.

banner

Në deklaratën zyrtare thuhet se Kisha Katolike qëndron gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes, duke bërë thirrje për qetësi, dialog dhe respekt për jetën njerëzore

“Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo”, thuhet në qëndrimin e Arqipeshkvisë, e cila solidarizohet me të gjithë njerëzit vullnetmirë që sipas tyre punojnë me ndershmëri, sakrificë dhe dinjitet

Gjithashtu, deklarata vë theksin tek rëndësia e respektimit të ligjit dhe drejtësisë si detyrë thelbësore për çdo qytetar.

“Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.”

Në përmbyllje, Arqipeshkvia shpreh lutjen dhe shpresën që situata të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe në frymë mirëkuptimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy