Bashkimi për herë të parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup

by Nexhat

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi për herë të parë do të luajë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Prizrenasit që kanë pasur një edicion mjaft pozitiv dhe konkurrues deri në fund, shpresojnë të kalojnë kualifikimet dhe të jenë pjesë e grupeve për edicionin e ri.

banner

Ndeshjet do të zhvillohen me formatin “vajtje-ardhje” dhe skuadra fituese do të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve.

Deri më tani janë 29 skuadra të regjistruara për edicionin e ri, derisa 19 klube janë nga turnetë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë edhe kampionin e Kosovës, Trepçën.

Nëse ndonjë nga këto ekipe nuk arrin të kualifikohet, ato do të hyjnë direkt në edicionin e rregullt të FIBA Europe Cup, i cili do të përbëhet përsëri nga 40 klube, të ndara në 10 grupe me nga katër ekipe.

Shorti për kualifikueset dhe edicionin e rregullt do të zhvillohet të mërkurën, më 23 korrik, në Munih, Gjermani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy