Lulzim Peci sfidon Presidenten Osmani: “Marrëveshja e Washingtonit nuk është zbatuar, ishte një mundësi e humbur historike për Kosovën”

by engel

Në një reagim të kritik ndaj komenteve të Presidentes Vjosa Osmani për Marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar në vitin 2020, Lulzim Peci, themelues i KIPRED dhe ish-ambasador i Kosovës, ka ngritur alarmin për pasojat e moszbatimit të kësaj marrëveshjeje nga Qeveria Kurti.

Ndërsa Presidentja Osmani pretendon se Kosova e ka zbatuar marrëveshjen dhe e cilëson atë si të mirë e të rëndësishme, Peci e kundërshton publikisht, duke e quajtur këtë narrativë “të pavërtetë” dhe “politikisht e dëmshme”.

banner

Ai rendit një sërë mundësish strategjike që, sipas tij, Kosova do t’i kishte sot po të ishte ndjekur me përkushtim Marrëveshja e Washingtonit:

– Gazsjellësi rajonal, ku Kosova do të ishte bërë nyje energjetike mes Shqipërisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.

– Infrastruktura rrugore dhe hekurudhore, me projektin Prishtinë-Durrës ndoshta tashmë të përfunduar.

– Zgjidhja teknike për menaxhimin e Liqenit të Ujmanit, bazuar në një dokument të fizibilitetit të hartuar nga SHBA—dokument që, sipas Pecit, Qeveria Kurti e ka injoruar krejtësisht.

Peci kujton se në vitin 2021, zyrtarë të Qeverisë Kurti e etiketuan gazin që do vinte nga Greqia si “gaz rus”, ndonëse ai gaz ishte në formë të lëngët dhe në pjesë të madhe me prejardhje amerikane. “Ky keqinterpretim ka sabotuar një mundësi të artë gjeopolitike,” shprehet ai.

“Nëse do të ekzistonte një vlerësim i zbatimit të Marrëveshjes së Washingtonit, nuk do të duhej as të bëhej publik: pamjet nga qielli do të mjaftonin për të treguar se ajo nuk është zbatuar,” thekson Peci me ironi.

Sipas tij, refuzimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë një gabim strategjik me pasoja afatgjata për rolin rajonal të Kosovës. “Moszbatimi është një dështim me ngarkesë të rëndë gjeopolitike,” përfundon ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy