Hamiti: E suksesshme edhe përpjekja e 46-të e VV’së së Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit

by Nexhat

Muhamet Hamiti nga LDK ka thënë se ka qenë e suksesshme përpjekja e 46’të e Kurtit për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

Ai ka shtuar se Kurti “e ka zaptuar pushtetin”.

banner

“Mbasnesër, më 15 korrik, bëhen tre muaj të bllokadës. Deputeti Albin Kurti e ka zaptuar pushtetin. Do pushtet absolut, jo ndarje të pushteteve. Ai nuk po qeveris me mbikëqyrje parlamentare, por po sundon në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.”

Hamiti ka thënë se presidentja Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duhet të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve, siç e thotë Kushtetuta (neni 84).”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy