Ballanca: Avokati i Popullit nuk mbështet ndërtimet pa leje në Theth

by Nexhat

Avokatja e Popullit, e Shqipërisë, Erinda Ballanca, në një prononcim për mediat ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje me aksionin e ndërmarrë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

“Avokati i Popullit është shprehur në mënyrë të vazhdueshme që e drejta për zhvillim duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi edhe në rast se ka veprime për identifikimin për prishje e ndërtimeve pa laje duhet të ndiqen disa procedura për ti dhënë mundësi qytetarëve të adresojnë shqetësimin që kanë pranë gjykatave kompetentë.

banner

Ajo u shpreh se institucionit që ajo drejton i nevojitet konsensusi i qytetarëve për të nisur hetime të plota mbi problematika të caktuara, ndërsa solli si shembull një rast në Shkodër, ku qytetarët nuk dhanë dakordësi për të nisur hetimin, duke e penguar procesin.

“Edhe më parë ne kemi shkuar dhe takuar qytetarët në Shkodër, propozuam rast pas rasti, dhe ata nuk na dhanë konsensusin për të vijuar më tej me procedurat.”

Sipas Erinda Ballanca, Avokati i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy