Isa Mustafa kritikon LDK-në: E margjinalizuan Avdullah Hotin për një marrëveshje që sot po quhet “e zbatuar”

by engel

Në një reagim të drejtëpërdrejt për “Nacionalen”, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra jo vetëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, por edhe ndaj vetë partisë që dikur e drejtonte – LDK-së. Në fokus të këtij qëndrimi është trajtimi i Avdullah Hotit dhe marrëveshja e Uashingtonit, e nënshkruar nga ky i fundit si kryeministër i Kosovës në vitin 2020.

Mustafa ka reaguar pas deklaratave të fundit të presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ajo befasishëm vlerësoi marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se “është zbatuar”. Kjo, sipas Mustafës, përbën një ndryshim të thellë narrativi nga ajo kohë kur Osmani dhe Vetëvendosje e konsideronin marrëveshjen si “kundër rendit kushtetues”.

banner

“E gjithë kjo është një mashtrim politik”, tha Mustafa, duke rikujtuar kritikat e ashpra që Hoti kishte marrë menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes – jo vetëm nga opozita e asaj kohe, por edhe nga vetë LDK-ja.

“Të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me administratën Trump janë eliminuar nga skena politike në Kosovë. Edhe pse marrëveshja nuk është zbatuar realisht në asnjë pikë, Hoti si nënshkrues i saj është sulmuar dhe kritikuar jo vetëm nga VV dhe znj. Osmani, por për fat të keq është margjinalizuar edhe nga partia e tij”, theksoi ai.

Me këtë dalje publike, Isa Mustafa jo vetëm që nxjerr në pah moskonsekuencën politike të lidershipit aktual, por edhe sfidon narrativën e mbështetur nga presidenca, duke vendosur në pikëpyetje sinqeritetin e mbështetjes së sotme për një marrëveshje që dikur u konsiderua antikushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy