Liverpooli i gatshëm për transferimin e Vinicius Jr

by Nexhat

Liverpooli po përgatit një nga lëvizjet më të guximshme të kësaj vere, teksa pritet të reagojë ndaj mundësisë së largimit të Luis Diaz, i cili lidhet me Barcelonën dhe Bayern Munich.

Klubi nga Anfield tashmë ka identifikuar një zëvendësues të profilit të lartë: Vinicius Junior.

banner

Sipas Defensa Central, Liverpooli po përgatit një ofertë prej 130 milionë eurosh për yllin e Real Madridit, me 100 milionë euro paraprakisht dhe 30 milionë të tjera në formë bonusesh.

Kjo do të ishte një ndër blerjet më të mëdha në historinë e klubit.

Vinicius, 25 vjeç, ka fituar tashmë dy Liga të Kampionëve me Realin dhe mbetet një nga asetet më të vlefshme të klubit madrilen.

Megjithatë, negociatat për rinovimin e kontratës së tij – e vlefshme deri në vitin 2027 – kanë ngecur, kryesisht për shkak të kërkesave financiare të lojtarit dhe kufijve të vendosur nga klubi pas transferimit të Kylian Mbappes.

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, kërkon një ekip konkurrues jo vetëm për Premier League, por edhe për sukses në Evropë, pas eliminimit në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Transferimi i Viniciusit shihet si një hap kyç për realizimin e këtij objektivi.

Real Madridi ende dëshiron ta mbajë lojtarin, por nëse saga e rinovimit vazhdon, Liverpooli mund të shfrytëzojë rastin dhe ta bëjë të mundur një transferim sensacional.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy