Fiorentina ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani, por sipas mediave italiane, tentimet ende janë në fazë paraprake dhe nuk ka ndonjë takim konkret mes palëve.
Klubi “vjollcë” e sheh Asllanin si një përforcim të vlefshëm për mesin e fushës, por nuk është e gatshme të veprojë menjëherë, për aq kohë sa Interi kërkon një shumë të lartë për kartonin e lojtarit.
Zikaltërit e vlerësojnë reprezentuesin shqiptar me një çmim prej 18 deri në 20 milionë euro dhe, në rast shitje, synojnë ta përdorin shumën për të financuar një goditje të madhe në afatin kalimtar të kësaj verë.
Megjithatë, kjo shifër po shihet si pengesë nga Fiorentina, që po pret të testojë durimin e Interit me një strategji që synon uljen e kërkesës financiare.
Nga ana tjetër, dëshira e Asllanit është që të qëndrojë në Serie A, ndërsa Fiorentina shihet si një destinacion i përshtatshëm për zhvillimin e tij të mëtejshëm. Pavarësisht kësaj, pa një ulje të kërkesave nga Interi, bisedimet serioze për momentin nuk janë në horizont

