Kosova U20 e mbyll e dyta në Grupin D në Evropian

by Nexhat

Kosova U20 në basketboll është renditur përfundimisht në vendin e dytë në Grupin D të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, duke siguruar për herë të parë një vend në çerekfinale të këtij kompeticioni. 

Në ndeshjen e katërt dhe të fundit të grupit, Kosova është mposhtur nga Turqia me rezultatin 88:44 (26:10, 24:0, 16:16, 22:18).

banner

Skuadra turke e ka dominuar në pjesën e parë, duke fituar bindshëm dy periodat e para, përkatësisht 26:10 dhe 24:0.

Megjithatë, pjesa e dytë ka qenë më e balancuar, ku Dardanët kanë arritur ta barazojnë çerekun e tretë 16:16, ndërsa çerekun e fundit e kanë humbur ngushtë 22:18.

Te Kosova më efikasi ka qenë Erolt Rrahmani me dymbëdhjetë pikë dhe tetë kërcime, ndërsa Orges Shatri ka shtuar njëmbëdhjetë pikë.

Pavarësisht humbjes ndaj lideres së grupit, Turqisë, Kosova e ka mbyllur fazën e grupeve me tri fitore radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy