Fabio Capello emëroi tre lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – tha se CR7 nuk është në të njëjtin nivel

by Nexhat

Fabio Capello ka zbuluar emrat e tre futbollistëve më të mëdhenj në histori sipas tij: Pele, Diego Maradona dhe Lionel Messi.

Sipas trajnerit të njohur italian, këta janë të vetmit që meritojnë statusin e “gjeniut”.

banner

“Në futboll ka tre gjeni: Pele, Maradona dhe Messi. Pikë. Cristiano Ronaldo është i madh, por jo në këtë nivel”, deklaroi Capello

Ai kujtoi se ka luajtur kundër Peles dhe ka parë nga afër shkëlqimin e Maradonës kur ky i fundit udhëhoqi Napolin në Serie A.

Për Messin, Capello tha: “Ata bëjnë gjëra që të tjerët nuk i kuptojnë dot. Messi është unik”.

Capello përmendi edhe Ronaldo Nazario, duke e cilësuar “pak poshtë” treshes së tij të preferuar, por sërish një lojtar të jashtëzakonshëm.

“Cristiano Ronaldo është shumë i fortë, por nuk është gjeni”, shtoi italiani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy