Fadil Kajtazi shpërthen kundër realitetit politik në Kosovë: “Vullneti i shumicës është vullnet i fundërrinave”

by engel

Eksperti i njohur për çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ish-drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Fadil Kajtazi, ka publikuar një reagim të fuqishëm dhe thellësisht kritik ndaj realitetit politik dhe shoqëror në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kajtazi ka shprehur dëshpërimin dhe zemërimin e tij për gjendjen e shoqërisë kosovare, duke përdorur një thënie të senatorit amerikan John C. Calhoun, të datës 2 shkurt 1847:
“Populli nuk e kupton as lirinë dhe as tiraninë e shumicës. Vullneti i shumicës s’është veçse vullnet i fundërrinave.”

banner

Duke u mbështetur në këtë citim historik, Kajtazi lë të kuptohet se shumica që sot përcakton drejtimin politik të vendit përfaqëson një shtresë të paemancipuar e të paedukuar, e cila sipas tij ka uzurpuar hapësirën politike dhe ka shtypur zërin e pakicës intelektuale dhe progresive të vendit.

Postimi i tij është një apel për shumëkënd që postimin e z. kajtazi e sheh si një reflektim të guximshëm ndaj realitetit të hidhur që po përjeton vendi, ndërsa në anën tjetër ka edhe të tjerë e konsiderojnë gjuhën e përdorur si përçmuese dhe përçarëse.

Në një kohë kur diskursi publik në Kosovë vazhdon të polarizohet, deklarata të tilla e shtyjnë edhe më tej debatin mbi raportin mes shumicës popullore dhe elitës intelektuale — një debat i vjetër, por i rikthyer me forcë në qendër të vëmendjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy