Ushtarët amerikanë e ruajnë Kosovën edhe nga zjarret, Departamenti i Mbrojtjes tregon si e shpëtuan një Manastir

by Nexhat

Ushtarët amerikanë po kujdesen që ta ndihmojnë Kosovën edhe në luftën kundër zjarreve, që përgjatë kësaj vere kanë qenë të shumta.

Trupat amerikane nga Garda e Kentucky kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve, të cilat kanë cenuar mes tjerash edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.

banner

Bëhet fjalë për Manastrin e Deviçit i cili ndodhet në Skënderaj. Për këtë ndihmesë të ushtrisë amerikane ka shkruar edhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në faqen zyrtare në “X”, shkruan Gazeta Express.

“Kur zjarret kërcënuan Manastirin e Deviçit në Kosovë, Garda e Kentakit, Task Forca e Aviacionit u vendos në aksion. Falë reagimit të tyre të shpejt, manastiri u ruajt”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy