Prizren: motoçikleta përplaset keq me një dhe veture, ka të lënduar

by informim peje

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një përplasjeje mes një veture dhe motoçiklete në Prizren.

Sipas gazetarit korrespodent, Nuhi Salihu, thotë se një 50-vjeçar duke vozitur një veturë, ka nisur një tejkalim të pasigurt të një motoçiklete, ku sipas tij, aksidenti ndodhi kur motoçiklisti, 64-vjeçar, ka tentuar të kthehej në një rrugë dytësore.

banner

Në “Ora Shtatë”, Salihu po ashtu shtoi se motoçikleta, si pasojë e aksidentit, ka përfunduar nën veturë.

Ai shton se drejtuesi i motoçikletës është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas informacioneve të policisë në Prizren, gjendja e të lënduarit është stabile.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy