SBASHK nuk i përjashton protestat e grevat

by Nexhat

Është mbajtur Kongresi i 9-të i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut, ku u trajtua gjendja shqetësuese e punëtorëve të arsimit dhe mungesa e dialogut social me institucionet shtetërore, veçanërisht me Ministrinë e Arsimit.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se që nga viti 2022, MASHTI ka bllokuar çdo mundësi për dialog konstruktiv, duke mos shfaqur vullnet për të trajtuar kërkesat legjitime të mësimdhënësve.

banner

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kritikuan moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për përvojën e punës dhe ngritjen e koeficientit të pagave.

Ndërkohë, edhe pse SBASHK-u dorëzoi një draft të ri të Kontratës Kolektive që nga nëntori i vitit 2024, nuk është ndërmarrë asnjë hap për miratimin e saj.

Në Kongres u denoncua edhe përjashtimi i përfaqësuesve të arsimit nga trupat profesionalë vendimmarrës, si dhe mungesa e përfshirjes së tyre në Komisionin për Licencimin e Mësimdhënësve.

SBASHK-u paralajmëroi se nëse deri më 20 gusht 2025 nuk rifillon dialogu me Ministrinë e Arsimit dhe nuk merren hapa konkretë për zgjidhjen e kërkesave të ngritura, do të ndërmerren veprime sindikale, përfshirë edhe grevën, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe statutin e sindikatës.

Në përfundim, Kongresi ka miratuar një rezolutë që kërkon ngritjen e një Ekipi të Posaçëm për riorganizimin dhe inovacionin sindikal, në mënyrë që SBASHK-u të mbrojë më fuqishëm të drejtat e punëtorëve të arsimit dhe të ketë ndikim më të madh në politikat arsimore në Kosovë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy