“Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash”, Rama tregon synimin e qeverisë

by Nexhat

Duke folur në takimin me përfaqësues të teknologjisë që u zhvillua në Berat, kryeministri Edi Rama tha se Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë më para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha digjitale.

Rama tha se kjo është një ambicie dhe u shpreh optimist se mund të jetë e realizueshme.

banner

“Kemi një ambicie tjetër që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë ‘cashless’, pra që të gjithë ndërveprimet dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet një sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim. Teknologjia nuk mungon. Besoj që, nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës dhe do dimë të ecim sipas saj, kjo është e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, – tha kryeministri Edi Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy