Prania e Igor Popoviq në Kosovë, Veteranët e UÇK-së: Tentativë për provokim dhe propagandë antikombëtare

by Nexhat

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), bashkë me Shoqatën e Invalidëve të Luftës dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, ka reaguar ashpër pas pranisë në Kosovë të Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, të njohur për qëndrimet e tij ofenduese ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare të Kosovës.

Në reagimin e tyre, veteranët e UÇK-së e kanë cilësuar këtë si “mentalitet të vartësve të Millosheviqit”, duke theksuar se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si ish-ministër i regjimit të atëhershëm, vazhdon të përfaqësojë të njëjtën qasje politike.

banner

“Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri,” thuhet në deklaratë.

Organizatat që përfaqësojnë kategoritë e dala nga lufta theksojnë se nuk do të qëndrojnë të heshtura përballë fyerjeve që cenojnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës.

Gazeta Express ka raportuar thirrur në burime të saj se Igor Popoviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i tij erdhi pasi që i njëjti, gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Rahovec, ka përdorur gjuhë të ashpër kundër UÇK-së.

‘‘Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe”, ka mbajtur sot një fjalim në Rahovec, gjatë të cilit ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste. Me deklarimet e tij, ai ka nxitur urrejtje dhe përçarje ndëretnike në Kosovë’’, kanë thënë për Express.

Pos kësaj, është deklaruar se pritet që Popoviq do të dëbohet nga Kosova

‘’Pas deklarimit të rastit nga ana e Institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës, tani ai është arrestu nga PK dhe do të dëbohet nga Kosova dhe do t’i ndalohet hyrja ne Kosovë’’,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy