Pedagogia e Universitetit Luarasi, Arsejda Gjyli, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të diskutuar rreth nismave të fundit të kryeministrit Rama, u shpreh se nuk është cenim i pushtetit vendor, e gjitha kjo bëhet për një tjetër standard ashtu siç kërkon BE
Sipas Gjylit, Rama ka evidentuar se disa gjëra nuk shkojnë dhe prandaj merren masa emergjente për ta rregulluar, sepse kemi 70 direktiva nga BE që duhen përafrohen edhe në nivel vendor
Arsejda Gjyli: “Unë kam parë në një qasje më të moderuar, në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Nëse vendit i duhet të bëjë një përafrim të legjislacionit dhe reformave për të shkuar në një tjetër standard për rritje të cilësisë së jetesës, natyrisht që duhen bërë disa gjëra. Nuk mendoj se është një cenim i pushtetit vendor nëse ne duam që të shkojmë në BE.
Kryeministri jep disa udhëzime, që sipas tij, i quan të arsyeshme. Kjo sepse kërkon një lloj përmirësimi në pushtetin vendor në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit. Rama ka evidentuar se disa gjëra nuk shkojnë dhe prandaj merren masa emergjente për ta rregulluar. Nuk e shikoj në kurriz të demokracisë. Kemi 70 direktiva nga BE që duhen përafrohen edhe në nivel vendor. Duhet rritur cilësia e administratës edhe në nivel vendor.”