Dhunohen Varret Ilire të Selcës së Poshtme, mungesë sigurie në objektet arkeologjike

by Nexhat

Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme në zonën e Mokrës janë dhunuar sërish nga persona ende të paidentifikuar, vetëm dy muaj pas një rasti të ngjashëm. Banorët e zonës kanë konstatuar pasditen e sotme dy gropa të thella në njërin prej varreve monumentalë, të cilat dyshohet se janë hapur në kërkim të objekteve apo metaleve me vlerë arkeologjike.

Sipas burimeve lokale, ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe ruajtjen e këtij siti të rëndësishëm historik. Për incidentin e parë, është njoftuar inspektori i policisë së zonës, por deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim konkret apo masa të dukshme për parandalimin e ngjarjeve të tilla

banner

Banorët shprehen të shqetësuar dhe kritikojnë mungesën totale të masave mbrojtëse në këtë zonë të pasur arkeologjike. Sipas tyre, hyrja në territorin e varreve është shumë e lehtë, pasi mungojnë rrethimet, kamerat e sigurisë apo prania fizike e ndonjë roje.

Varret Ilire të Selcës së Poshtme përbëjnë një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, të njohura për ndërtimin monumental dhe vlerat e tyre historike. Autoritetet lokale dhe ato qendrore të kulturës ende nuk kanë reaguar publikisht për rastin e sotëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy