Aeroportet e Moskës u mbyllën përkohësisht pas sulmeve me dronë të Ukrainës

by Nexhat

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë bëri që aeroportet kryesore të Moskës të mbyllen përkohësisht dhe të anulohen të paktën 140 fluturime, thanë zyrtarët, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Më shumë se 230 dronë ukrainas u rrëzuan mbi Rusi që nga mëngjesi i së shtunës – përfshirë 27 mbi kryeqytet – sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

banner

Sipas organit mbikëqyrës të aviacionit rus, katër aeroportet kryesore që i shërbejnë kryeqytetit u ndërprenë dhe më shumë se 130 fluturime u desh të ridrejtoheshin. Të gjitha kanë rifilluar operacionet normale që atëherë.

Ndërkohë, të paktën tre persona u vranë gjatë sulmeve ajrore ruse në Ukrainë gjatë natës, sipas zyrtarëve rajonalë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy