Sot tentimi i 50-të për konstituim të Kuvendit

by informim peje

Deputetët e zgjedhur do t’i drejtohen edhe sot Kuvendit të Kosovës, në tentimin e tyre të 50 për ta konstituuar atë.

Megjithëse, bazuar në deklaratat përsëritëse, nuk shihet nëse 50-shi do të jetë numër me fat për parlamentin.

banner

Gjatë fundjavës kryetari i VV-së, Albin Kurti u takua me homologun e tij të Nisma-s, Fatmir Limajn, takim ky që u spekulua që do ta zgjidh ngërçin institucional, megjithëse u tha se nga ky takim nuk doli gjë e frytshme.

Gjithsesi po flitet se mes dy liderëve të partive do të ketë përsëri takim, por nëse ka ose jo përparim në rrugën për të funksionalizuar kuvendin, do të kuptohet sot nga ora 11:00.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy