Shtime: Kapet me armë në makinë, 45-vjeçari përfundon në mbajtje

by informim peje

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri.

I dyshuari është M.A 45 vjeç dhe ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

banner

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lidhur me këtë rast në rrugën “Ahmet Shtimja”, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë të hënën, më 21 korrik.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit [pushkë gjysmautomatike] është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy