25 fëmijë në mesin e viktimave pas rrëzimit të avionit ushtarak mbi një shkollë në Bangladesh

by Nexhat

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, përfshirë 25 fëmijë, pasi një avion luftarak i Forcave Ajrore të Bangladeshit u rrëzua mbi një kampus kolegji dhe shkolle në kryeqytetin Dhaka, kanë njoftuar zyrtarët.

Ngjarja tragjike ndodhi të hënën gjatë një fluturimi stërvitor rutinë, kur avioni F-7 BGI u përplas mbi ndërtesën e një shkolle, vetëm pak minuta pas ngritjes nga baza ajrore në Kurmitola.

banner

Sipas autoriteteve, Reuters raporton se shkak i rrëzimit dyshohet të jetë një defekt teknik. Bëhet e ditur se në mesin e viktimave ishin edhe një mësues dhe vetë piloti, raportohet edhe për 88 persona të tjerë që janë shtruar në spital me djegie të rënda.

Qeveria e Bangladeshit ka shpallur një ditë zie kombëtare, me flamujt e ulur në gjysmë shtize dhe në të gjitha vendet e kultit janë mbajtur lutje për viktimat.

Avioni F-7 BGI është modeli më i avancuar i serisë kineze Chengdu J-7/F-7, ndërsa Bangladeshi ka blerë 16 të tillë nga Kina në vitin 2011.

Incidenti tragjik vjen ndërsa India fqinje ende po përballet me pasojat e një prej katastrofave më të mëdha ajrore të dekadës, ku muajin e kaluar një avion i Air India u përplas mbi një konvikt në Ahmedabad, duke lënë 260 të vdekur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy