Zidane në ‘radarin’ e Paris FC, klubi francez gati të paguajë klauzolën

by Nexhat

Portieri i Granadës, Luca Zidane, raportohet se është futur në ‘radarin’ e Paris FC, skuadër kjo e sapo-ngjitur në Ligue 1.

Luca, djali i legjendës së Real Madridit Zinedine Zidane dhe produkt i akademisë “La Fabrica”, mund të largohet nga Granada për një shumë prej 2 milionë euro, falë një klauzole të veçantë në kontratën e tij.

banner

Sipas “L’Équipe”, Paris FC po shqyrton mundësinë që të aktivizojë këtë klauzolë, për ta sjellë 27-vjeçarin në kryeqytet për sezonin e tyre të parë në elitën e futbollit francez.

Megjithatë, vendimtare do të jetë vetë dëshira e portierit, pasi klubi parizien e sheh atë si zëvendësim për portierin titullar Obed Nkambadio.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy