Flick përballet me konflikte në rritje te Barcelona – një prej tyre u shfaq së fundmi

by Nexhat

Hansi Flick pati një debutim spektakolar në stolin e Barcelonës, duke fituar menjëherë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa dominoi edhe kundër Real Madridit. Megjithatë, këto suksese nuk e kanë mbrojtur trajnerin gjerman nga konfliktet e brendshme.

Sipas TV3, në dhomën e zhveshjes së Barcelonës janë krijuar tensione të reja, kryesisht lidhur me menaxhimin e disa lojtarëve.

banner

Një rast konkret është ai i Inaki Pena, i cili u la jashtë planeve të ekipit pasi mbërriti me vonesë dhe pas ardhjes së portierit të ri Wojciech Szczesny.

Ky vendim zhgënjeu Penan dhe, sipas raportimeve, pakënaqësia e tij u shpërnda edhe te disa prej shokëve të skuadrës.

Në mesin e tyre ishte edhe mesfushori i ri Pablo Torre, i cili e konsideroi situatën të padrejtë dhe shprehu hapur mbështetjen për Penan.

Çështja e Penës duket se është zgjidhur me kërkesën e Flick për shitjen e tij të menjëhershme, ndërsa Torre tashmë është larguar dhe ka nënshkruar me Mallorcën

Një tjetër situatë e ndjeshme mund të jetë edhe rasti i Marcus Rashford, i huazuar nga Manchester United.

Edhe pse Rashford është paralajmëruar që do të ketë një rol kryesisht si rezervë, kjo mund ta bëjë më të vështirë adaptimin e tij dhe të krijojë tensione të reja.

Hansi Flick tani përballet me sfidën për të menaxhuar me kujdes këto situata, në mënyrë që të ruajë ekuilibrin dhe harmoninë në skuadër. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy