Ballkani fiton në ndeshjen e parë ndaj Floriana

by Nexhat

) Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj skuadrës malteze Floriana, duke triumfuar me rezultat 4-2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League.

Përballja ka nisur me gol për mysafirët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e tetë me anë të Grech, që realizoi nga një penallti akordimi i së cilës ka qenë i diskutueshëm. Por reagimi i skuadrës kosovare ka qenë i menjëhershëm. Tolaj e ka barazuar rezultatin për Ballkanin vetëm pak minuta më pas, pas një asistimi të Kryeziut.

banner

Pjesa e parë ka vazhduar me ritëm të lartë dhe me gola të shumtë. Në minutën e njëzet e pestë, Jah e ka rikthyer epërsinë për Florianën, duke shënuar për 2-1. Megjithatë, Ballkani nuk është dorëzuar dhe ka arritur të përmbysë gjithçka në pak minuta. Fillimisht, Adetunji e ka barazuar në minutën e njëzet e shtatë, ndërsa Tolaj ka realizuar golin e dytë personal në minutën e tridhjetë e dytë, duke kaluar Ballkanin për herë të parë në avantazh, 3-2.

Në pjesën e dytë, skuadra nga Suhareka ka vazhduar ta kontrollojë lojën dhe në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, Adetunji ka shënuar golin e katërt për Ballkanin, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2 dhe duke siguruar një avantazh të rëndësishëm në prag të ndeshjes së kthimit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy