Arrestimet në Agjenci Kadastrale, drejtori Ahmeti: Besojmë në drejtësi

by Nexhat

Policia e Kosovës javën e kaluar ka arrestuar katër persona zyrtarë publikë pas një aksioni në disa komuna të vendit, që përfshinte Agjencitë e Arkivave dhe ato Kadastrale.

Lidhur me këtë, drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, u shpreh se nuk dëshiron të komentojë, derisa hetimet janë në zhvillim, .

banner

“Besojmë në drejtësi dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim. Çdo mbështetje nga ana e AKK-së do të ofrohet,” tha Ahmeti, duke theksuar se institucionet janë në pritje të rezultateve nga hetimet.

“Është çështje e organeve të drejtësisë dhe nuk kisha dashur të përfshihem në atë pjesë përderisa janë në fazën e hetimeve dhe mbledhjes së informacioneve. Besojmë në drejtësi, ne jemi për të bashkëpunuar.

Çdo gjë që është nga ana e AKK-së do t’u ofrojmë mbështetje. Është temë që po presim, derisa t’i kemi rezultatet…A dihen arsyet pse janë bërë arrestimet. Besoj e keni parë nëpër media dhe nuk kisha dashur ta humb fokusin e asaj çka jemi mbledhur sot”, shtoi Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy