Agjentët e BKH i komunikojnë akuzat Veliajt, ja si reagoi kryebashkiaku

by Nexhat

Gjashtë muaj nga dita kur arrestua në zyrën e tij të punës me urdhër të SPAK, Erion Veliaj u njoh sot me akuzat në paraburgimin e Durrësit. Ishin agjentët e BKH ata që i komunikuan akuzat

Kryebashkiaku i Tiranës është zyrtarisht i pandehur për korrupsion në 8 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e paligjshme e sendeve në burg

banner

Në qelinë ku ndodhet praj 10 shkurtit të këtij viti, Veliaj sipas burimeve firmosi aktet pa kundërshtime, në praninë e një prej avokatëve të tij.

Në mëngjes herët, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia u mor po ashtu e pandehur për 3 akuza, korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

SPAK përfundoi hetimet edhe për shtatë biznesmenë, për lidhje me çiftin Xoxa Veliaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy