Opel prezanton modelin e ri elektrik sportiv: Mokka OMG GSE – fuqi, stil dhe performancë

by engel

Opel ka tronditur botën e automobilizmit me prezantimin e modelit më të ri elektrik sportiv – Mokka OMG GSE, një veturë që kombinon dizajnin agresiv me teknologji të avancuar të frymëzuar nga motorsporti. Me performancën më të fuqishme ndonjëherë për një model serik të Opel, ky automjet elektrifikon jo vetëm rrugët, por edhe pritshmëritë e entuziastëve të makinave.

Emri i veturës, OMG – një shkurtim nga shprehja popullore “Oh mein Gott” – i qëndron besnik përshtypjes që lë qysh në pamjen e parë dhe të dhënat teknike e konfirmojnë këtë.

banner

Mokka OMG GSE vjen me 280 kuaj fuqi, 345 Nm çift rrotullues dhe përshpejtim nga 0 në 100 km/h për vetëm 5.9 sekonda, plotësisht elektrik. Ky rezultat e lë pas edhe Volkswagen Golf GTI-n me 265 PS.

Modeli është ndërtuar mbi bazën e Mokka Electric, por nuk është thjesht një version i përmirësuar – ai përmban komponentë autentikë të motorsportit, përfshirë:
Diferencial sportiv Torsen
Amortizatorë të dyfishtë hidro
Sistemi të pezullimit me stil rally
Tri mënyra ngasjeje: Eco, Normal dhe Sport
Peshë nën 1.6 tonë

Vizualisht, Mokka OMG GSE tregon menjëherë karakterin e tij sportiv:
Mbulesë motori (kapak) në ngjyrë të zezë (opsionale)
Frena me ngjyrë të verdhë
Rrota 20-inç
Ulëse sportive me material Alcantara
Dekorime me qepje të verdha
Ekran me funksion për matjen e forcave G

Me një bateri prej 54 kWh, i njëjtë me Mokka-n standard, GSE arrin një autonomi deri në 336 kilometra sipas Opel. Megjithatë, nëse përdoret shpesh në modalitetin “Sport”, distanca mund të reduktohet.

Dalja në treg pritet në fund të vitit 2025, ndërsa çmimi zyrtar ende nuk është bërë publik. Megjithatë, është e sigurt se do të jetë më i shtrenjtë se Mokka Electric, që aktualisht fillon nga 36,740 euro.

Me këtë model, Opel shënon një hap të madh drejt veturave elektrike me ADN sportive – një kombinim i fuqisë, teknologjisë dhe dizajnit të guximshëm që synon të tërheqë një audiencë më të re dhe më dinamike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy