Juventusi fillon të fitojë nga transferimet – shet Mbangulan te Werder Bremen

by Nexhat

Samuel Mbangula nuk është më pjesë e Juventusit. Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht largimin e talentit belg drejt skuadrës gjermane SV Werder Bremen, në një marrëveshje të përhershme që i jep fund pesë viteve të tij në Torino.

Werder do të paguajë 10 milionë euro në katër këste për kartonin e 21-vjeçarit, me bonuse shtesë deri në 2 milionë euro.  Juventusi ka bërë të ditur se kjo marrëveshje i solli klubit 6.9 milionë euro fitime kapitale.

banner

Mbangula ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin nga Bundesliga, që do ta mbajë të lidhur me “verdhëjeshilët” deri në verën e vitit 2030.

Fillimisht, oferta e Werderit ishte refuzuar — 8 milionë euro plus bonuse — por pas negociatave të mëtejshme, palët gjetën gjuhën e përbashkët.

Mbangula iu bashkua Juventusit nga Anderlechti në verën e vitit 2020 dhe kaloi katër sezone mes ekipit Primavera dhe Next Gen, përpara se të promovoheshe në ekipin e parë nën drejtimin e Thiago Mottas në prag të sezonit 2024-25.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy