Rrëzimi fatal i avionit në Rusi me 48 viktima -Pamje dramatike nga ajri

by Nexhat

Të gjithë 48 personat në bord të një avioni pasagjerësh Antonov An-24 që u rrëzua në Lindjen e Largët të Rusisë të enjten kanë humbur jetën, ndërsa hetuesit e policisë kanë bërë të ditur se kanë nisur një hetim penal për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë ajrore.

Sipas The Moskow Times, fluturimi i kompanisë Angara Airlines ka humbur kontaktin me kontrollorët tokësorë rreth orës 13:00 me orën lokale, ndërsa ndodhej disa kilometra larg aeroportit të qytetit Tynda. Avioni kishte nisur nga Khabarovsk, kishte ndaluar në Blagoveshchensk dhe ishte në rrugë për në Tynda. Midis 48 personave në bord ishin edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

banner

Në vazhdim gjeni videon nga rrënojat e avionit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy